Abramovich nuk është i gatshëm ta shes Chelsean

Skuadra e Chelsea nuk do të shitet.

Sport

22/11/2019 18:01

Pronari i Chelsea, Roman Abramovich, duket se nuk ka ndonjë plan që të heq dorë nga ‘Blutë’ e Londrës.

‘The Telegraph’ insiston se rusi nuk ka ndonjë qëllim që ta shes Chelsea, duke hedhur poshtë të gjitha spekulimet, transmeton lajmi.net.

Miliarderi rus ka qenë në kontroll të ‘Stamford Bridge’ që nga viti 2003, dhe mbetet i përkushtuar në punën me klubin.

Që kur Abramovich morri drejtimin e Chelsea, skuadra ka ndërruar fytyrë, duke u kthyer në më të mirat e Premierligës. /Lajmi.net/