Abraham gati të rivalizojë Rashfordin për pozitën e Harry Kane

Mungesa e Harry Kane do të lë hapësira të mëdha në fazën ofensive të kombëtares së Anglisë.

Sport

13/01/2020 19:07

Me Kane të lënduar, tashmë do të jetë radha për lojtarët si Marcus Rashford e Tammy Abraham që të dalin në skenë.

Rashford shihet si lojtari me më së shumti gjasa që të zë vendin e Kane, por Abraham është gati ta rivalizojë yllin e Man Utd.

“Nuk më vjen mirë që Kane është i lënduar, shpresoj që ai të jetë gati për Euro” ka thënë fillimisht Tammy, transmeton lajmi.net.

“Gjithmonë kam dashur të luaj për Anglinë, dhe tani kam mundësinë e madhe dhe shpresoj ta kapi.”

“Ka shumë konkurrencë. Unë shoh emra si Marcus Rashford, Danny Ings, por edhe Vardy. Shpresoj të jem në mesin e të ftuarve” ka thënë tutje Abraham.

Tammy Abraham ka shkëlqyer në edicionin e tij të parë në Premierligë, me fanellën e Chelsea. /Lajmi.net/