Abidal nuk rikthehet në Barcelonë

Mbrojtësi i Olympiakosit, Eric Abidal ka mohuar spekulimet se do të rikthehet në Barcelonë pas përfundimit të karrierës si futbollist.

Sport

13/11/2014 22:13

Eric Abidal ka mohuar spekulimet se do të rikthehet në Barcelonë pas përfundimit të karrierës si futbollist.

Mbrojtësi i Olympiakosit u largua nga Camp Nou gjatë verës së vitit 2013 pasi klubi nuk i ofroi mundësinë e vazhdimit të kontratës derisa ishte duke u rikuperuar nga transplantimi i mëlçisë.

Së fundmi, qarkulluan njoftime se Abidal do të rikthehet në Barcelonë pas përfundimit të karrierës si futbollist për të marrë një rol zyrtar.

Por, pas ardhjes në aeroportin e Barcelonës në El Prat, Abidal deklaroi para gazetarëve: “Nuk është e vërtetë se do të pensionohem. Gjithçka që është thënë për mua më ka shqetësuar. Nëse jam në Barcelonë, është për shkak se jetoj këtu”.