Abetarja 63 vjeçare e familjes Uksmajli (Foto)

Abetarja 63 vjeçare, ruhet ende me fanatizëm nga Familja Uksmajli, e cila ka çfarë të rrëfejë për aq kohë sa e kanë ruajtur. Megjithëse i mungojnë shumë faqe, Abetarja e vitit 1952 ruan ende gegnishten, si fakt të asaj kohe.

Lajme

09/06/2015 22:01

TherandaPost ka kontaktuar me Sokol Uksmajlin, njeriun i cili e ruajti këtë abetare për 63 vite

Sokol Uksmajli lindur më 15.05.1944 në fshatin Jezerc e ku aktualisht jeton në Suharekë, ka diçka që ruan që nga viti 1952.

Sokoli për 37 vite me radhë punoi si rojtar pylli, por hobi i tij ishte interesant.

Çdo gjë që kishte e koleksiononte (ruante), kështu ka pasur koleksionin e veglave të ndryshme të punës, ruan një radio të vjetër, ka pasur edhe koleksionin e librave etj.

Koleksioni i veglave të punës (çekan, shati etj) që ka pasur Sokoli por supozon se i është vjedhur gjatë luftës.

Ndërsa koleksioni që kishte më për zemër ishte koleksioni i librave “ I kom pas librat rend të palune prej klasës të parë deri në përfundim në klasë tetë po mu dogjën në luftë ” thotë Sokoli duke ndier mallë për to.

Njëra nga librat që i mungon më së shumti është libri “Historia e Skënderbeut”, që po ta dinte pushteti serb që posedon një libër të tillë, ndëshkimi ishte me disa vite burgim.

Po në gjithë këto dëme që ja shkaktoi lufta, Sokoli ka në dorë abetaren me të cilën e kreu klasën e parë në vitin 1952 ne shkollën ”Skënderbeu” në Jezerc, abetare kjo e cila shpëtoi pasi gjatë luftës e morri Agroni djali i Sokolit me vete në Zvicerr.

“ Baba ma ka pas ble ni abetare me msu në shkollë, e këta qe pe shihni sot e kom ble vet me rujt për kujtim, me lan te re për gjethmon ” – tha Sokoli për TherandaPost, duke u ndier prap i paknaqur pasi edhe pse kjo abetare i shpëtoi luftës u dëmtua nga pakujdesia pas luftës.

Abetarja sot ka më pakë se gjysmën e fletëve. Sokoli thot se kjo abetare është botuar në vitin 1951 e për çmimin e saj thotë – “ vallahi n’at kohë kjo abetare kushtojke 10 banka që sot në euro nuk e di sa bajn veq në at kohë 10 banka kan pas kogja vlerë të madhe”.

Nga dëshira e madhe për të pasur edhe një herë kët abetare të plotë, e të pa dëmtuar në dorë, ai tha – “ me gjet ni abetare qesi te re si temen, e paguj shtrejt vallahi, a qeto te sotit falë me mi dhan nuk i marr ” me këto fjalë Sokoli mbaroj historinë rreth abetares 63 vjeçare.

a5 a4 a3 a2