Molliqaj nervozohet që ju përmend sulmi me zollë në Kuvend, i quan zagarë Tahirin e Ismailin

Pas që anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri e quajti deputetin e zgjedhur të Vetëvendosjes, Dardan Molliqajn, kriminel ordiner, duke ia përmendur sulmin me zollë në Kuvend të Kosovës, sulmin në RTK, sulmin në shtëpinë e drejtorit të RTK-së, etj, ky i fundit ka përdorur gjuhë tjetër, duke e quajtur atë “zagar të Thaçit”.

Lajme

21/07/2017 22:03

Molliqaj epitet të njëjtë i ka dhënë edhe nënkryetarit të PDK-së, Uran Ismailit, me të cilin po ashtu pati një polemikë më herët.

“Prej panikës së humbjes, Kadri Veseli përmes zagarit të tij Uran Ismailit, dhe Hashim Thaçi përmes zagarit tjetër Abelard Tahirit, qenkan lëshu me lehje e shpifje ndaj meje”, shkruan Molliqaj.

“Por, këto lehje nuk mund ta ndryshojnë një fakt të thjeshtë: hajnat e kriminelët do të përfundojnë në burg”.

Lexoni edhe:

Tahiri e quan Molliqajn kriminel ordiner, e akuzon për sulm me zollë në Kuvend