Abe, së bashku me Obamën do e vizitojnë Pearl Harbor

Kryeministri japonez, Shinzo Abe ka thënë sot se në Hawai së bashku me presidentin amerikan, Barack Obama, dëshiron të kujtojë viktimat e sulmit japonez në Pearl Harbor, të kryer para 75 vjetësh.

Bota

05/12/2016 13:12

Abe udhëton drejt Hawait edhe për të marrë pjesë në një samit që do të mbahet më 26 dhe 27 dhjetor.

Vizita e Abes do të kryhet pasi Obama udhëtoj drejtë Hiroshimës në muajin maj, duke u bërë i pari president amerikan në detyrë që e viziton qytetin japonez ku forcat amerikane kanë kryer sulm me bombë bërthamore, në vitin 1945.

Japonia ka sulmuar forcat amerikane në Pearl Harbor në dhjetor të vitit 1941.