Abdyl Gashi, kandidati i VV-së për kryetar të Artanës
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar Abdyl Gashin, si kandidat për kryetar të Komunës së Artanës. Në lidhje me këtë, ka njoftuar LVV përmes një postimi në Facebook, ku kanë thënë se Gashi është zgjidhja ideale për komunën. “Në takimin e sotëm në Artanë, me pjesëmarrjen e strukturave drejtuese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në këtë komunë, dhe në…

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar Abdyl Gashin, si kandidat për kryetar të Komunës së Artanës.
Në lidhje me këtë, ka njoftuar LVV përmes një postimi në Facebook, ku kanë thënë se Gashi është zgjidhja ideale për komunën.
“Në takimin e sotëm në Artanë, me pjesëmarrjen e strukturave drejtuese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në këtë komunë, dhe në praninë e Kryeministrit Albin Kurti, sekretarit organizativ Alim Rama, koordinatorit të qendrave dhe deputetit Zyba, konfirmuam kandidaturën e Abdyl Gashit për kryetar të Komunës së Artanës. Projektet e suksesshme të qeverisjes qëndrore për Artanën do t’i shumëfishojmë edhe në nivel lokal. Adresa e shqiptarëve në Artanë është Lëvizja VETËVENDOSJE!. Abdyl Gashi është kandidati që përfaqëson të gjithë qytetarët, përtej dallimeve, përfshirë ato partiake”, ka njoftuar LVV. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: