Abdulah Ibrakovic: Prishtina është klub i madh, do të bëjmë gjithçka që të arrijmë suksese

Skuadra e Prishtinës ka njoftuar ardhjen e trajnerit të ri Abdul Ibrakovic.

Sport

17/11/2021 23:22

Abdulah Ibrakovic vjen te Prishtina pas largimit të Zekerija Ramadanit, transmeton lajmi.net.

Në intervistën për klubin, Ibrakovic tha se Prishtina është klub i madh dhe se do të jap maksimumin këtu.

“Mund të them se po ndihem shumë mirë. Prishtinën e shikoj si klub shumë të madh, klubin më të madh në Kosovë”.

“Ekipi ka kualitet dhe është normale që në futboll të ketë rënie dhe ngritje”.

“Besoj se tani me disa energji të reja do të arrijmë të përmirësohemi dhe sigurisht se më pas do të jetë më lehtë”.

“Futbolli në Kosovë po rritet çdo ditë e më shumë dhe Prishtina do të jetë skuadër e cila do ta tërheqë të gjithë futbollin kosovar në drejtim të Evropës”.

“Për mua është një sfidë shumë e madhe që ta bëj një hap më shumë nga gjeneratat e mëhershme”.

“Prishtina e kërkon gjithmonë titullin dhe të gjithë trofetë. Prishtina mund të krahasohet në Bosnjë me klubin e Sarajevës, që pak a shumë kanë pritje të njëjta”.

“Klubet kalojnë periudha tranzicioni dhe kjo është normale”.

Për fund, Ibrakoviqi e pati edhe një mesazh për tifozerinë kryeqytetase, “Plisat”.

“Ne duhet t’i dërgojmë mesazhet nga tereni. Pres që ta fitojmë tifozerinë në stadium me dëshirën dhe angazhimin tonë”.

“Ajo çka mund tu premtojmë është se do t’i bëjmë të gjitha çka dimë dhe mundemi për të mirën e ekipit”, përfundoi Abdulah Ibrakoviq. /Lajmi.net/