Abdixhiku: Zgjedhjet tani do ta dëmtonin procesin e liberalizimit të vizave

​Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur rreth kërkesës së partisë së tij për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në vend.

Lajme

08/05/2018 23:24

Abdixhiku ka treguar në televizionin T7, se pse partia e tij parapëlqen arritjen e një marrëveshjeje me subjektet e tjera për datën e zgjedhjeve të parakohshme në vend, në vend të rrëzimit të qeverisë së vendit nëpërmjet një mocioni mosbesimi.

Ndonëse ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj po çalon shumë, Abdixhiku ka vlerësuar se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mund ta dëmtonin vendin.

“Po të ndodhnin zgjedhjet tani, procesi i liberalizimit të vizave do të komplikohej”, ka thënë Abdixhiku.