Abdixhiku: VV-ja e do LDK-në, por LDK-ja s’do të bashkëpunojë me ta
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku foli sonte për zhvillimet aktuale politike dhe raportet mes partive. Ndër temat e diskutuara ishte edhe mundësia e një bashkëpunimi të mundshëm ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Megjithatë, Abdixhiku përjashtoi çdo opsion të tillë, duke qenë i qartë në qëndrimin e partisë së tij. “Ata e dojnë LDK-në, LDK-ja s’do…

Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku foli sonte për zhvillimet aktuale politike dhe raportet mes partive.
Ndër temat e diskutuara ishte edhe mundësia e një bashkëpunimi të mundshëm ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Megjithatë, Abdixhiku përjashtoi çdo opsion të tillë, duke qenë i qartë në qëndrimin e partisë së tij.
“Ata e dojnë LDK-në, LDK-ja s’do të bashkëpunojë me ta. Këtu përfundon tregimi i relacioneve”, tha Abdixhiku në Klan Kosova.
Ai theksoi se ekzistojnë dallime të thella vlerash dhe bindjesh mes dy partive dhe se LDK-ja mbetet e përkushtuar ndaj parimeve kushtetuese dhe institucioneve të pavarura të shtetit.
“Ka shumë arsye që ne i kemi thënë në vazhdimësi. Ka bindje vlerore dhe me krenari ne qëndrojmë për një Republikë e cila respekton Kushtetutën e vet, që respekton vlerat demokratike, që respekton Gjykatën Supreme, që respekton prokurorët, që është gjithçka që sot Lëvizja Vetëvendosje bën”, theksoi ai.