​Abdixhiku: Vlerat e festës së Fitër Bajramit të jenë vlera të popullit të Kosovës

Festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve mysliman ua ka uruar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Pas vizitës së tij në Bashkësinë Islame të Kosovës ku u takua me myftiun Naim Tërnava, i pari i LDK s uroi që lutjet e besimtarëve të pranohen te krijuesi, derisa bëri thirrje që vlerat…

Lajme

30/03/2025 11:34

Festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve mysliman ua ka uruar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Pas vizitës së tij në Bashkësinë Islame të Kosovës ku u takua me myftiun Naim Tërnava, i pari i LDK s uroi që lutjet e besimtarëve të pranohen te krijuesi, derisa bëri thirrje që vlerat që përfaqëson kjo festë, të jenë edhe vlera njerëzore të të gjithë popullit të Kosovës.

“Duke u lutur që sakrifica, agjërimi dhe kontributi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të pranohet tek krijuesi. Le të shpresojmë që vlerat e kësaj feste të muajit të shenjtë të Ramazanit të jenë vlera njerëzore të popullit të Kosovës gjatë gjithë kohës. Le të kujdesemi për njëri-tjetrin, le të jemi më solidar me njëri-tjetrin dhe tu dalim në ndihmë të gjithë atyre në nevojë”, tha Abdixhiku.

BIK-un e kanë vizituar drejtues të institucioneve dhe liderë të partive politike.