Abdixhiku viziton qytetarët e Klinës: Mbështetja popullore që po na vjen, është shenjë fitorës së re
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot ka vizituar edhe fshatin Caravik të Klinës. Abdixhiku thotë se entuziazmi i qytetarëve që kanë takuar në këtë fshat është një shtytje e madhe për LDK-në. Abdixhiku thotë se kjo përkrahje e atyre që qëndruan me LDK dhe atyre që po kthehen në LDK është shenjë e fitores së…
Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot ka vizituar edhe fshatin Caravik të Klinës. Abdixhiku thotë se entuziazmi i qytetarëve që kanë takuar në këtë fshat është një shtytje e madhe për LDK-në.
Abdixhiku thotë se kjo përkrahje e atyre që qëndruan me LDK dhe atyre që po kthehen në LDK është shenjë e fitores së re.
“Momentumi i jashtëzakonshëm politik i Lidhjes, na rikthen mes qytetarëve tanë, aty ku nisin ndryshimet e mëdha! Dhe ndryshimi po vjen tashmë!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Rrugës, u ndalëm në fshatin Caravik të Klinës. Aty, në ambientet e familjes Krasniqi, na pritnin qytetarë të shumtë të këtij fshati. Entuziazmi i tyre, ishte shtytje e madhe për ne! Mbështetja popullore ndërsa, që po na vjen në çdo anë, nga ata që qëndruan me ne e nga ata që po i kthehen shtëpisë së madhe – shtëpisë së tyre – është shenjë e fitores së re!
Momentumi i jashtëzakonshëm politik i Lidhjes, na rikthen mes qytetarëve tanë, aty ku nisin ndryshimet e mëdha! Dhe ndryshimi po vjen tashmë!
Një e shtunë përplot takime.
Vazhdojmë për në Has.