Rama uron Bajramin: Festë që na kujton vlerat më të larta njerëzore, të shërbejë si moment reflektimi e afrimi mes nesh

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar Kurban Bajramin, duke thënë se kjo festë, na kujton vlerat e larta njerëzore, solidaritetin, sakrificën, mirëkuptimin e kujdesin për njëri-tjetrin. Rama, ka thënë se ky moment duhet të shërbejë si moment ‘’reflektimi dhe afrimi mes nesh’’. Postimi: Të dashur qytetarë, Në këtë ditë të shenjtë të Kurban Bajramit,…

Lajme

27/05/2026 10:32

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar Kurban Bajramin, duke thënë se kjo festë, na kujton vlerat e larta njerëzore, solidaritetin, sakrificën, mirëkuptimin e kujdesin për njëri-tjetrin.

Rama, ka thënë se ky moment duhet të shërbejë si moment ‘’reflektimi dhe afrimi mes nesh’’.

Postimi:

Të dashur qytetarë,

Në këtë ditë të shenjtë të Kurban Bajramit, ju përcjell urimet më të përzemërta për paqe, shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja.

Kjo festë na kujton vlerat më të larta njerëzore, solidaritetin, sakrificën, mirëkuptimin dhe kujdesin për njëri-tjetrin. Le të shërbejë si moment reflektimi dhe afrimi mes nesh, duke forcuar ndjenjën e bashkësisë dhe respektit të ndërsjellë.

Prishtina është më e fortë kur ndërtojmë së bashku një qytet me më shumë dashuri, barazi dhe shpresë për të gjithë.

Gëzuar Kurban Bajramin!

Paqja, lumturia dhe begatia qofshin gjithmonë me ju dhe familjet tuaja