Abdixhiku uron 28 Nëntorin, kujton Ismail Qemalin, Ibrahim Rugovën, Adem Jasharin e UÇK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar Festën e 28 Nëntorit. Përmes një shkrimi në Facebook, Abdixhiku kujtoi Ismail Qemalin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Jasharin si dhe heronjtë dhe luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan lajmi.net. Abdixhiku u shpreh se me të drejtë, sot konstatohet se kombi shqiptar është faktor i…

Lajme

28/11/2022 14:11

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar Festën e 28 Nëntorit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Abdixhiku kujtoi Ismail Qemalin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Jasharin si dhe heronjtë dhe luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Abdixhiku u shpreh se me të drejtë, sot konstatohet se kombi shqiptar është faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon.

Në fund, kreu i LDK-së ka deklaruar se i mbetet të gjithëve të punojnë bashkë për integrimin e Kosovës dhe Shqipërisë në “familjen natyrale – perëndimore”.

Postimi i plotë:

Urimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku me rastin e Festës së 28 Nëntorit!

“Urime për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit shqiptar!

Sot shënojmë ditën e shqiptarëve – 110 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Kjo është dita historike e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Është Nëntori i Dytë, dita më e rëndësishme pas 28 Nëntorit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut . Për këtë ditë u bashkuan të gjithë burrat e kombit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Sot, në këtë përvjetor kujtojmë plakun e urtë, Ismail Qemali, i cili i rrethuar nga burrat e tjerë të kombit e shpalli Shqipërinë shtet të pavarur. E kujtojmë Presidentin historik, Ibrahim Rugova, që me idenë dhe bërjen e shtetit të Kosovës, e plotëson këtë ditë të madhe. E kujtojmë komandantin legjendar, Adem Jashari, sakrifica e të cilit është shembull për mbrojtjen e pragut të shtëpisë. I kujtojmë e nderojmë dëshmorët, heronjtë dhe luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me të drejtë, sot konstatohet se kombi shqiptar është faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon. Prandaj ne na mbetet që të punojmë të gjithë bashkë për integrimin e dy shteteve në familjen tonë natyrale – perëndimore.

Zoti i bekoftë shqiptarët!

Zoti i bekoftë miqtë e shqiptarëve!

Zoti e bekoftë Kosovën!”/Lajmi.net/