Abdixhiku thotë që ti merret e drejta VV-së për të propozuar kryetarin e Kuvendit: Nuk mund të presim pafundësisht

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë sot para mediave se Gjykata Kushtetuese është shumë e qartë kur thotë se e drejta për propozim i takon partisë së parë, e bashkë me të edhe përgjegjësia për shumicën. “Meqenëse i pari nuk dëshiron ta shfrytëzoj këtë të drejtë, do të ishte e logjikshme që kjo e…

Lajme

23/07/2025 11:55

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë sot para mediave se Gjykata Kushtetuese është shumë e qartë kur thotë se e drejta për propozim i takon partisë së parë, e bashkë me të edhe përgjegjësia për shumicën.

“Meqenëse i pari nuk dëshiron ta shfrytëzoj këtë të drejtë, do të ishte e logjikshme që kjo e drejtë t’i merret të parit dhe ti kalohet atij që mund ta bëj. Pra, ky është interpretim politik i një gjendje i një ngërçi që na ka sjell në këto rrethana.”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë se për të formuar institucionet duhet marrëveshje politike, të cilën nuk po e don Lëvizja Vetëvendosje si parti e parë.

“Duhet normalisht marrëveshje politike, dhe aq e gjerë ka qenë LDK-ja në marrëveshje politike sa që ka ofruar Qeveri të unitetit. Me marrëveshje politike bëhen institucionet. I pari nuk ka dasht marrëveshje politike, ka vendos një proces votimi jokushtetues sepse aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e vendos të tillë, i ka shpenzuar edhe 30 ditë, tani i takon Gjykatës Kushtetuese të vendos se çka duhet të bëhet tutje”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë se meqenëse i pari nuk dëshiron t’i formoj institucionet le ti merret e drejta sepse nuk mund të presim pafundësisht.