Abdixhiku takon shefen e zyrës greke: Kosova ka nevojë për përkrahjen e Greqisë në proceset integruese

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar sot shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali. Në njoftimin e LDK-së, bëhet e ditur se të dy ata diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe qëndrimet e kësaj partie rreth situatës aktuale. Tutje, shtohet edhe që, Abdixhiku ka…

Lajme

09/09/2025 15:51

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar sot shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali. Në njoftimin e LDK-së, bëhet e ditur se të dy ata diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe qëndrimet e kësaj partie rreth situatës aktuale.

Tutje, shtohet edhe që, Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, si dhe avancimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.

‘‘Kryetari Abdixhiku po ashtu vlerësoi rolin e Greqisë si një shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe si një partner i rëndësishëm rajonal, duke theksuar se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Greqisë në proceset integruese evropiane dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të saj’’, thuhet mes tjerash në postimin e LDK-së.

Postimi:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, znj. Heleni Vakali.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe qëndrimet e LDK-së rreth situatës aktuale. Kryetari Abdixhiku ritheksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, si dhe avancimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.

Kryetari Abdixhiku po ashtu vlerësoi rolin e Greqisë si një shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe si një partner i rëndësishëm rajonal, duke theksuar se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Greqisë në proceset integruese evropiane dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të saj.

LDK mbetet e përkushtuar për thellimin e këtij bashkëpunimi në shërbim të stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon.