Abdixhiku takon kryesinë e OVL-UÇK-së, thekson gatishmërinë për të kontribuar në avancimin e të drejtave të kësaj kategorie

Kryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj dhe anëtarë të kryesisë, janë pritur në takim nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Në lidhje me këtë takim, kanë njoftuar nga OVL-UÇK të cilët kanë thënë se u diskutua për gjendjen e kategorive të dala nga lufta dhe nevojën për trajtim me dinjitet dhe mbështetje institucionale. “Kryetari Abdixhiku shprehu…

Lajme

13/05/2025 18:54

Kryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj dhe anëtarë të kryesisë, janë pritur në takim nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Në lidhje me këtë takim, kanë njoftuar nga OVL-UÇK të cilët kanë thënë se u diskutua për gjendjen e kategorive të dala nga lufta dhe nevojën për trajtim me dinjitet dhe mbështetje institucionale.

“Kryetari Abdixhiku shprehu përkrahjen e LDK-së për kërkesat e drejta të veteranëve dhe theksoi gatishmërinë e partisë së tij për të kontribuar në avancimin e të drejtave të kësaj kategorie në përputhje me vlerat e luftës çlirimtare dhe sakrificën e bërë për liri”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇ-së.

Postimi i tyre i plotë: