Abdixhiku takohet me ambasadorin e ri italian: E njoftova mbi qëndrimet e fundit të LDK-së mbi krizën e paprecedentë politike në vend
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka pritur në vizitë ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini. I pari i LDK-së tha se Italia ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës – dhe një mike e çmuar në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian. Abdixhiku tha se në…

Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka pritur në vizitë ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
I pari i LDK-së tha se Italia ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës – dhe një mike e çmuar në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian.
Abdixhiku tha se në këtë takim u bisedua për zhvillimet e fundit politike në vend, shkruan lajmi.net
Tutje, ai tha se e ka njoftuar ambasadorin italian mbi qëndrimet e LDK-së për krizën e paprecedentë politike në vend. /lajmi.net/
Postimi i plotë:
Mirëseardhje për ambasadorin e ri italian. 



Sot, prita në Selinë Qendrore të LDK-së, Ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini. E urova për fillimin e mandatit të tij në Kosovë dhe i urova sukses në detyrën e re. Italia ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës – dhe një mike e çmuar në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian.
Me ambasadorin Antonini biseduam për zhvillimet politike në vend, sfidat aktuale dhe perspektivën tonë euroatlantike. E njoftova mbi qëndrimet e fundit të LDK-së mbi krizën e paprecedentë politike në vend. Shpreha gatishmërinë tonë për bashkëpunim të ngushtë institucional me ambasadën italiane dhe përfaqësuesit e saj diplomatikë në Prishtinë.
E falënderova për vizitën, i shpjegova dhe gjithë historinë e madhe të LDK-së dhe i urova një mandat të suksesshëm në Kosovë!