Abdixhiku: Ta shohim tash a i kanë votat për Qeveri, me siguri do shkojmë në zgjedhje të reja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se LDK-ja e ka parë të paarsyeshme një vonesë kaq të gjatë për një pozitë të parëndësishme siç është ajo e nënkryetarit të pestë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve. Abdixhiku tha se LDK-ja e ka kuptuar nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese se…

Lajme

10/10/2025 12:48

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se LDK-ja e ka parë të paarsyeshme një vonesë kaq të gjatë për një pozitë të parëndësishme siç është ajo e nënkryetarit të pestë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve.

Abdixhiku tha se LDK-ja e ka kuptuar nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese se deputeti serb, Nenad Rashiq i është dhënë e drejta për t’u zgjedhur nënkryetar.

“Kur erdhem ne në këtë pikë të rënies kaq të madhe intelektuale, republikane dhe institucionale. Për një pozitë kaq të parëndësishme me u vonu vetëm një ditë është shumë e lëre më 35 ditë. Partia fituese na kanë thënë se i kanë numrat, le ta shohim a i kanë numrat”, tha Abdixhiku.

“Me siguri do të shkojmë në zgjedhje të reja, por të shohim”, u shpreh ai./Lajmi.net/