Abdixhiku: S’ka shumicë parlamentare, presim të caktohet data e zgjedhjeve- Kurti pretendonte të tentoj edhe një herë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u deklarua pas takimit me presidenten Vjosa Osmani. Sipas Abdixhikut u bë e ditur se nuk ka shumicë parlamentare dhe se duhet shkuar drejt zgjedhjeve. “Ne kishim një të paraparë sipas Kushtetuese së Kosovës, për të diskutuar një pikë të rendit të ditës.Për të caktuar mandatin tjetër për qeverinë e…
 
                        Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u deklarua pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.
Sipas Abdixhikut u bë e ditur se nuk ka shumicë parlamentare dhe se duhet shkuar drejt zgjedhjeve.
“Ne kishim një të paraparë sipas Kushtetuese së Kosovës, për të diskutuar një pikë të rendit të ditës.Për të caktuar mandatin tjetër për qeverinë e Kosovës.Në këtë takim u dëshmua ajo që LDK tha gjithherë që në Kosovë sipas rezultateve të 9 shkurtit nuk ka shumica parlamentare. Pra kështu u deklarua edhe sot që në rrethana të tanishme nuk ka shumicë parlamentare , kësisoj afatet kushtetuese na qojnë drejt zgjedhjeve të reja”,deklaroi ai, transmeton lajmi.net.
“Ironikisht u përmend qeveria e unitetit dhe ajo e tranzicionit për të kaluar disa çështje urgjente, e ju kujtoj se para disa kohësh kur është përmendur kjo LDK-ja është përqeshur. Por është e pamundur tani. Sa më parë që i shpallim zgjedhjet”,deklaroi Abdixhiku.
Sipas tij, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pati pretendime ndoshta duhet provuar edhe një herë, “por shumica, përfaqësuesit e 52 deputetëve shqiptarë, thanë se nuk ka shumicë”.
Abdixhiku tha se në këtë takim “Flitej për unitet e zgjidhje të krizës, e për konceptimin e kalimit të zgjidhjeve që ne kishim paraqitur. U bë e qartë se nuk ka shumicë parlamentare e tani i takon presidentes deri të mërkurën të përcaktojë a ka shumicë apo nuk ka shumicë.Pati pretendime nga kryetari i VV-së se ndoshta duhet provuar edhe njëherë, por shumica ishin të qartë se nuk ka shumicë”./Lajmi.net/
 
                                                       
                                                       
                                                      