Abdixhiku shtron iftar për myftiun Tërnava
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shtruar iftar për myftiun Naim Tërnava dhe përfaqësuesit e BIK-ut. Ai i ka uruar të gjithë ata që kanë agjëruar, duke shpresuar që përkushtimi, sakrifica dhe lutjet e tyre të jenë pranuar nga Krijuesi. “Muaji i Ramazanit mbetet një periudhë reflektimi dhe përforcimi të vlerave që na bashkojnë si shoqëri;…
Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shtruar iftar për myftiun Naim Tërnava dhe përfaqësuesit e BIK-ut.
Ai i ka uruar të gjithë ata që kanë agjëruar, duke shpresuar që përkushtimi, sakrifica dhe lutjet e tyre të jenë pranuar nga Krijuesi.
“Muaji i Ramazanit mbetet një periudhë reflektimi dhe përforcimi të vlerave që na bashkojnë si shoqëri; solidaritetit, mirëkuptimit, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë. Këto vlera mbeten themeli i bashkëjetesës sonë dhe garancia e një shoqërie të drejtë e harmonike. Qytetarët tanë kanë dëshmuar gjithmonë kulturë të lartë humane e vëllazërore, duke qëndruar pranë njëri-tjetrit dhe duke ndarë me ata që kanë më shumë nevojë. Le të vazhdojmë t’i kultivojmë dhe t’i forcojmë këto vlera edhe përtej këtij muaji të shenjtë”, ka shkruar Abdixhiku. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: