Abdixhiku: Plot 40 mijë të rinj do të trajnohen në fushën e teknologjisë

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë tubimit elektoral në Gjakovë tha se partia e tij do të investojë në trajnimin e të rinjëve në fushën e Teknologjisë. Abdixhiku premtoi se 40 mijë të rinj do të kenë mundësinë të trajnohen në teknologji për të marrë punë dhe paga të…

Lajme

22/01/2025 19:36

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë tubimit elektoral në Gjakovë tha se partia e tij do të investojë në trajnimin e të rinjëve në fushën e Teknologjisë.

Abdixhiku premtoi se 40 mijë të rinj do të kenë mundësinë të trajnohen në teknologji për të marrë punë dhe paga të larta, transmeton lajmi.net.

“Aty ku kanë vëzhguar ikjen e rinisë, ne kemi programin kombëtar për trajnime në teknologji. Plot 40 mijë të rinj do të trajnohen në katër vite, për të marrë punë, për të marrë paga të larta, për të marrë ëndrrat e mëdha për jetë mes nesh!” – tha Abdixhiku.

Kujtojmë se zgjedhjet parlamentare mbahen me 9 shkurt në Kosovë./Lajmi.net/