Abdixhiku: Për lajmet e mira, si puna e MSA-së, duhet gëzuar të gjithë

Njohësi i çështjeve politike, Lumir Abdixhiku, ka folur rreth nënshkrimit të Marrëveshjes së fundit, e cila u nënshkrua nga Kryeministri Mustafa. Ai ka thënë se arritjeve të Kosovës duhen gëzuar të gjithë, pa marrë parasysh orintimin partiak.

Lajme

27/10/2015 19:44

Sipas tij, ata që nuk e pranojnë këtë marrëveshje pa i gjetur një të keqe, duken ‘patetikë’.

Ja postimi i tij i plotë:

Për lajmet e mira, si puna e MSA-së, duhet gëzuar të gjithë – pavarësisht se kush i sjell ato. Nëse e mendojmë shkuarjen për në Evropë, marrëveshjet si këto na mbesim të vetëkuptuara.

Përndryshe duken patetik gjithë ata që edhe ecjet e Republikës nuk i përbijnë dot pa i gjetur behane e pa i ngjyrosur me bindje partiake. Disa gjëra janë thjeshtë mbi parti. Nënshkrimi i MSA-së, si hap e produkt final, është megjithatë arritje e përpjekjeve të gjithë popullit të Kosovës; nuk është produkt i njërës apo tjetrës parti. Sot janë këta, nesër vijnë të tjerët. Prandaj dhe kjo ditë duhet trajtuar si e tillë – si ditë e mirë e të gjithëve; si ditë e nisjes së një rruge të gjatë që ky vend e aspiron kaherë. Sot, nuk ka hiç rëndësi përcaktimi partiak i juaji. /lajmi.net