Abdixhiku pas takimit me ambasadorin britanik: Vendimi i Kushtetueses, fitore për demokracinë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Në fokus të diskutimit ishin zhvillimet e fundit politike në vend, veçanërisht vendimi i Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvendin e Kosovës, transmeton lajmi.net Abdixhiku theksoi se vendimi i Gjykatës është një…

Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Në fokus të diskutimit ishin zhvillimet e fundit politike në vend, veçanërisht vendimi i Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvendin e Kosovës, transmeton lajmi.net
Abdixhiku theksoi se vendimi i Gjykatës është një fitore e madhe për demokracinë dhe për Republikën e Kosovës, duke konfirmuar plotësisht qëndrimin dhe kërkesën e LDK-së, që siç tha ai, ishte e bazuar në Kushtetutë dhe në mbrojtje të rendit demokratik.
Ai theksoi se ky vendim tregon qartë se demokracia nuk mund të shtypet dhe Kushtetuta nuk mund të shkelet.
Postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë të pres në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves.
Diskutuam mbi zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me situatën e krijuar në Kuvend; dhe qëndrimin tonë të palëkundur si Lidhje Demokratike e Kosovës ndaj kësaj çështjeje.
Theksova para ambasadorit Hargreaves se vendimi i sotëm i Gjykatës përbën një fitore të madhe për demokracinë dhe për Republikën tonë. Ky vendim konfirmon plotësisht të drejtën e kërkesës dhe lëndës që ne e kemi dorëzuar si LDK – dhe përforcon qëndrimin tonë të qartë, të mbajtur që nga dita e parë: se demokracia nuk mund të shtypet, e Kushtetuta nuk mund të shkelet.
Në fund të takimit, shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Republikës së Kosovës./lajmi.net/