Abdixhiku: Nuk kemi qëndrime refuzuese ndaj askujt e aq më pak ndaj Osmanit, por në asnjë takim nuk ka qenë prezent emri i saj
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur sot para mediave në lidhje me takimin që ka mbajtur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për çështjen e Presidentit. Në lidhje me “garën” që u tha se mund të jetë mes kandidatit të VV-së dhe PDK-së, Abdixhiku tha se rezultati dihet se do të ketë zgjedhje. “Kur…
Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur sot para mediave në lidhje me takimin që ka mbajtur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për çështjen e Presidentit.
Në lidhje me “garën” që u tha se mund të jetë mes kandidatit të VV-së dhe PDK-së, Abdixhiku tha se rezultati dihet se do të ketë zgjedhje.
“Kur ka garë e nuk ka koncensus është vështirë të bëhen 80 vota. Gara ka kuptim kur janë 61 vota në dispozicion kur duhen 80 duhet koncensus dhe unitet.Për garë LDK nuk beson se ka zgjidhje, është procedurë e parapërcaktuar për të dështuar. Nëse vendos VV dhe PDK të ketë garë, atëherë shkojmë në zgjedhje sipas të gjitha gjasave sepse nuk e di si do t;i bëjnë 80 vota.”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka thënë se Presidentin e bën koncensusi dhe për këtë kanë qenë të angazhuar.
“Herën e kaluar i kemi pas tri alternativa. E para ka qenë imponimi të cilën e hoqëm nga tavolina menjëherë, më pas ka qenë marrëveshja politike dhe koncensusi. Lë parim kryetari i VV-së i ka kërkuar 85 vota, që do të thotë se marrëveshja politike me LDK-në nuk bëhet për 85 vota pra nuk ka pas as parakushte as diskutime për marrëveshje politike. Nuk kemi fol për marrëveshje politike as me VV-në e as partitë tjera sa kam marrë vesh nuk kanë diskutuar. Le ta provojmë garën por LDK i propozon koncensus para garës PDK-së.”, ka thënë Abdixhiku.
Në lidhje me kandidaturën e Osmanit, Abdixhiku ka thënë se nuk ka thënë asnjëherë nëse kanë apo nuk kanë votë për të.
“LDK nuk mund të ketë nënshkrime për askënd sepse i ka 15 deputetë e duhen 30, neve nuk ka i ka kërkuar askush 15 nënshkrime që i ka 15 tjera, neve nuk na është afruar askush për të na kërkuar votat tona. Pra, në këtë fazë nuk kemi qëndrime refuzuese ndaj askujt e aq më pak ndaj Osmanit”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka thënë se në asnjërin nga takimet me Kurtin nuk është kërkuar votë për Osmanin, sipas tij nuk është prezent një emër i tillë. /Lajmi.net/