Abdixhiku: Nuk kemi interes që afatet kushtetuese të vonohen

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), ka folur lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të thirrur për nesër. Ai ka thënë se në traditën e LDK-së dhe praktikisht e parimisht nuk e kontestojnë të drejtën e të parit për nominuar kryetarin e Kuvendit. Ai ka thënë se LDK ka koncensus të plotë që…

Lajme

14/04/2025 20:58

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), ka folur lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të thirrur për nesër.

Ai ka thënë se në traditën e LDK-së dhe praktikisht e parimisht nuk e kontestojnë të drejtën e të parit për nominuar kryetarin e Kuvendit.

Ai ka thënë se LDK ka koncensus të plotë që votat për kryetarin të Kuvendit do të duhet të vijnë nga një shumicë e presupozuar në pushtet ndonëse është një situatë bukur e brishtë sepse nuk kemi interes që afat kushtetuese të vonohen, pra në njërën anë themi që duhet të jenë 61, në anën tjetër e ftojmë qeverinë që të bëjë konstitutin e institucioneve pra këto të dyja nuk duket se shkojnë bashkë”.

“Por, ka një shije demokratike që thotë që ai që donë të jetë kryetar i shumicës së deputetëve duhet që së paku ta ketë atë shumicë- 61”.

‘Por të presim së pari se a po propozon i pari kryetarin e Kuvendit sepse kjo është një lojë shahu në Kushtetutë i bardhi duhet të nisë lojën”, ka thënë Abdixhiku në Dukagjin.

Tutje Abdixhiku ka thënë se para se të mandatohet kandidati për kryetar të Kuvendit duhet të jetë një komision verifikues i mandateve. Ai beson se këtu qëndron edhe problemi.

Ai ka thënë se kabineti aktual qeveritar në bazë të praktikës kushtetuese dhe interpretimit të ligjit që një kryeministër i qeverisë dhe një ministër i qeverisë s’mund të ulet te ulësja e deputetëve e lëre më të votoj.

“Çësshtja është a je anëtarë i qeverisë a deputet, të dyjat s’mund të shkojnë, kjo është e thjeshtë”, ka thënë ai.