Abdixhiku në Spanjë takohet me Kryeministrin e Kroacisë: Ai në çdo fjalim të EPP-së, ka qenë zë i dytë për Kosovën – Mbështetemi në ta

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku po merr pjesë në Kongresin e EPP-së në Valencia të Spanjës, ku sot aty ka zhvilluar një takim bilateral me Kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenković, i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme Gordan Grlić Radman. Ai ka thënë se Kryeministrin Plenković dhe Qeverinë e Kroacisë e ka falënderuar për…

Lajme

30/04/2025 14:15

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku po merr pjesë në Kongresin e EPP-së në Valencia të Spanjës, ku sot aty ka zhvilluar një takim bilateral me Kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenković, i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme Gordan Grlić Radman.

Ai ka thënë se Kryeministrin Plenković dhe Qeverinë e Kroacisë e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme për popullin e Kosovës si dhe për kontributin dhe gatishmërinë e treguar drejt marrëveshjes tripalëshe në fushën e mbrojtjes mes Kosovës, Kroacisë e Shqipërisë.

“Rrugëtimi euroatlantik kroat mbetet model shembullor për secilin shtet tjetër në Ballkanin Perëndimor. Miku ynë, Kryeministri Plenković në çdo paraqitje e fjalim të EPP-së, tash e sa vite, ka qenë zë i dytë për Kosovën. Mbështetemi në ta, llogarisim në ta”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka njoftuar se gjatë kësaj konference, ka zhvilluar takime edhe me Ministren Federale të Austrisë për Evropë Claudia Plakolm; si dhe Ministren e Suedise per Evrope, Jessica Rosencrantz. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i Abdixhikut në Facebook: