Abdixhiku në Kaçanik: Do jemi vendi ku çdo qytetar ndihet krenar për shtetin e tij
Lidhja Demokratike e Kosovës nën udhëheqjen e kandidatit për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubim elektoral në Shtëpinë e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik. Abdixhiku gjatë fjalës së tij, theksoi se LDK-ja mbetet sinonim i bashkimit dhe përparimit. Ai shtoi se Kaçaniku gjithmonë ka qenë një shembull i guximit dhe rezistencës. “Sot, më shumë se…
Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës nën udhëheqjen e kandidatit për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubim elektoral në Shtëpinë e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik.
Abdixhiku gjatë fjalës së tij, theksoi se LDK-ja mbetet sinonim i bashkimit dhe përparimit.
Ai shtoi se Kaçaniku gjithmonë ka qenë një shembull i guximit dhe rezistencës.
“Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për një kapitull të ri, një kryengritje kombëtare që do ta ngrejë Kosovën në piedestalin që meriton”.
Abdixhiku premtoi një qeveri që do të punojë për një shtet ku demokracia dhe drejtësia janë parimet themelore.
“Në Republikën tonë, nuk ka vend për korrupsion apo ndarje. Duhet të jemi një vend ku çdo qytetar ndihet krenar për shtetin e tij”, shtoi Abdixhiku.