Abdixhiku: Le të fitojmë në Playoff, për të gjitha ëndrrat që i kemi pasë dikur

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Republika e Kosovës po shkëlqen, derisa ka uruar Kombëtaren për fitoren në ndeshjen ndaj Sllovenisë. Në një postim në Facebook, ai ka falënderuar Dardanët duke u thënë kjo është një arritje historike që i bënë të gjithë krenarë. “Le të fitojmë në play-off. Për të gjitha ëndrrat…

Lajme

15/11/2025 23:35

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Republika e Kosovës po shkëlqen, derisa ka uruar Kombëtaren për fitoren në ndeshjen ndaj Sllovenisë.

Në një postim në Facebook, ai ka falënderuar Dardanët duke u thënë kjo është një arritje historike që i bënë të gjithë krenarë.

“Le të fitojmë në play-off. Për të gjitha ëndrrat që i kemi pasë dikur. Për rrugëtimin e një shteti që s’ka me u ndalë kurrë”.

“Për fanellën. Për flamurin. Për Kosovën”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka uruar edhe Shqipërinë për fitoren ndaj Andorrës që pati të enjten.