Abdixhiku: Kur premtojmë autostradë, ndërtojmë autostradë, jo vada e ura të vogla
Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kritikuar qasjen e qeverisë aktuale ndaj investimeve infrastrukturore, duke thënë se qytetarët kanë nevojë për projekte të mëdha zhvillimore dhe jo për promovimin e punimeve të vogla lokale. Abdixhiku me anë të një video të publikuar në rrjetin social Facebook, tha…
Lajme
Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kritikuar qasjen e qeverisë aktuale ndaj investimeve infrastrukturore, duke thënë se qytetarët kanë nevojë për projekte të mëdha zhvillimore dhe jo për promovimin e punimeve të vogla lokale.
Abdixhiku me anë të një video të publikuar në rrjetin social Facebook, tha se LDK-ja do të qëndrojë pas premtimeve të saj dhe do të realizojë projektet që i prezanton para qytetarëve.
“Jemi të vërtetë. Kur themi se do të bëjmë autostradë, bëjmë autostradë. Nuk përurojmë vadë në Lupç apo urë në Saradran si projekte madhore”, tha ai.
Sipas Abdixhikut, investime të tilla nuk mund të paraqiten si arritje të mëdha shtetërore, duke shtuar se Kosova ka nevojë për vizion dhe zhvillim të qëndrueshëm infrastrukturor.
Ai theksoi se vada në Lupç dhe ura në Saradran do të mbeten shembuj të një mentaliteti të vjetër qeverisës, të cilat, sipas tij, në të ardhmen do të shërbejnë si dëshmi se si dukej një qasje e ngjashme me komunizmin në Kosovë.
“Vadën në Lupç dhe urën në Saradran do t’i bëjmë pjesë të muzeut, një muze që do të tregojë se si dukej komunizmi në Kosovë në një periudhë të caktuar”, u shpreh Abdixhiku.