Abdixhiku: Kosova nuk është vetëm e shkuara jonë e lavdishme – ajo është detyra jonë e përditshme ndaj së ardhmes

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, në 18-vjetorin e shtetësisë së Kosovës ka vizituar Shtëpinë e Pavarësisë, duke theksuar simbolikën historike të këtij vendi për rrugëtimin drejt shtetit. Në një postim publik, Abdixhiku u shpreh se “Kosova, para se të shpallej shtet, ishte projekt. E para se të ishte projekt, ishte ëndërr”, duke…

Lajme

17/02/2026 13:29

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, në 18-vjetorin e shtetësisë së Kosovës ka vizituar Shtëpinë e Pavarësisë, duke theksuar simbolikën historike të këtij vendi për rrugëtimin drejt shtetit.

Në një postim publik, Abdixhiku u shpreh se “Kosova, para se të shpallej shtet, ishte projekt. E para se të ishte projekt, ishte ëndërr”, duke shtuar se kjo ëndërr “lindi këtu, në Shtëpinë e Pavarësisë” dhe prej andej “u shndërrua në projekt dhe më pas në realitet shtetëror”, transmeton lajmi.net.

Ai theksoi rolin e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe të lëvizjes paqësore, por edhe sakrificën e familjes Adem Jashari dhe luftën e Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Këto dy rrugë, ajo paqësore dhe ajo çlirimtare, janë rrugët e popullit tonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Ato nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Ato e plotësojnë njëra-tjetrën”, theksoi ai.

Sipas Abdixhikut, respektimi i të dyja këtyre rrugëve e mban historinë “të plotë dhe të ndershme”, ndërsa shtoi se “Kosova nuk është vetëm e shkuara jonë e lavdishme. Ajo është detyra jonë e përditshme ndaj së ardhmes” dhe se “Republika është e përhershme dhe e pavdekshme”.

Postimi i plotë:

Kosova, para se të shpallej shtet, ishte projekt.
E para se të ishte projekt, ishte ëndërr.
Kjo ëndërr lindi këtu, në Shtëpinë e Pavarësisë.
Nga këtu u shndërrua në projekt dhe më pas në realitet shtetëror. Prandaj, së bashku me deputetët tanë dhe këshilltarët lokalë të Kryeqytetit, në 18-vjetorin e shtetësisë, e vizituam këtë shtëpi, jo thjesht si objekt historik, por si vend ku u formësua vetë ideja e Kosovës.
Mes kujtimeve të atit themeltar të shtetit tonë, Ibrahim Rugovës, të intelektualëve të kohës dhe të lëvizjes së madhe për liri, pavarësi dhe demokraci, u kthyem në kohë. Në atë kthim, e kuptuam më qartë madhështinë e përpjekjes së popullit tonë, madhështinë e lëvizjes paqësore të Rugovës, madhështinë e sakrificës së familjes Jashari dhe të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Këto dy rrugë, ajo paqësore dhe ajo çlirimtare, janë rrugët e popullit tonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Ato nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën.
Ato e plotësojnë njëra-tjetrën. Së bashku, ato krijuan kushtet që Kosova të mbijetojë, të çlirohet dhe, më në fund, të bëhet shtet. Vetëm duke i respektuar të dyja, historia jonë mbetet e plotë dhe e ndershme. Prandaj, populli i Kosovës, sot dhe nëpër brezni, do të respektojë lëvizjen paqësore dhe luftën çlirimtare si vlera identitare të shtetit tonë.
Kjo madhështi bart sot një përgjegjësi. Ta ruajmë shtetin, ta forcojmë demokracinë dhe ta çojmë përpara ëndrrën për të cilën u sakrifikua aq shumë.
Sepse Kosova nuk është vetëm e shkuara jonë e lavdishme. Ajo është detyra jonë e përditshme ndaj së ardhmes.
Rrugëtimi ynë si shtet krenar, me njerëz të jashtëzakonshëm e të ardhme të ndritshme do të vazhdojë. Sepse ky rrugëtim s’ka kthim prapa. Sepse Kosova, atdheu ynë, është i përhershëm. Sepse Republika është e përhershme dhe e pavdekshme./lajmi.net/