Abdixhiku ia prezanton Beyerit vizionin e tij për një Kosovë më të fortë ekonomikisht
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pasur sot një drekë pune me deputetin e Bundestagut, Peter Beyer. Abdixhiku përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook është shprehur i lumtur që pati mundësinë të bisedojë me deputetin gjerman, të cilin e quan “mik të palëkundur të Kosovës”. I pari i LDK-së…
Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pasur sot një drekë pune me deputetin e Bundestagut, Peter Beyer.
Abdixhiku përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook është shprehur i lumtur që pati mundësinë të bisedojë me deputetin gjerman, të cilin e quan “mik të palëkundur të Kosovës”.
I pari i LDK-së u shpreh se Peter ka qenë gjithnjë zë i fuqishëm i interesave të Kosovës në katër mandatet paraprake në Bundestag e në secilin funksion brenda CDU-së.
“Si një mik i palëkundur i Kosovës, si një ndër kontribuesit më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor, Peter ka qenë gjithnjë zë i fuqishëm i interesave të Republikës sonë në katër mandatet paraprake në Bundestag e në secilin funksion brenda CDU-së. Takimet me të janë gjithmonë të veçanta”, ka shkruar abdixhiku.
Ndërkaq Abdixhiku shtoi se Beyer u njoftuar edhe me vizionin e LDK-së për një Kosovë më të fortë ekonomikisht me mundësi për investime e jetë më të mirë.
“E njoftova për përgatitjet tona për zgjedhjet e 9 shkurtit, sikurse dhe vizionin tim për një Kosovë të fortë ekonomikisht, me mundësi për investime e jetë të mirë, e me dyer të hapura drejt komunitetit euroatlantik”, ka shkruar Abdixhiku. /Lajmi.net/