Abdixhiku i përmend premtimet e Kurtit: Çka u tha e çka s’u bë, për çiftet e reja, gratë kryefamiljare e shërbyesit publik
Teksa zgjjedhjet qendrore po afrojnë edhe mos pajtimet mes pozitës e opozitës janë rritur. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka treguar njërën nga premtimet e parealizuara të Qeverisë Kurti. Abdixhiku përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shpërndarë një video të kryeministrit Kurti ku gjatë fushatës elektorale kishte…
Lajme
Teksa zgjjedhjet qendrore po afrojnë edhe mos pajtimet mes pozitës e opozitës janë rritur.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka treguar njërën nga premtimet e parealizuara të Qeverisë Kurti.
Abdixhiku përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shpërndarë një video të kryeministrit Kurti ku gjatë fushatës elektorale kishte bërë premtime për çiftet e reja, gratë kryefamiljare e shërbyesit publik.
Teksa Kurti shfaqet duke folur, video është shoqëruar me shkrimin “U tha” , S’u bë”.
Tutje Abdixhiku është shprehur se Kosova meriton më mirë.
“Çka u tha e çka s’u bë, për çiftet e reja, gratë kryefamiljare e shërbyesit publik? Kosova, meriton më mirë! Ndryshimi po vjen”, ka shkruar Abdixhiku. /Lajmi.net/