Abdixhiku ftoi Kurtin në debat televiziv, Kryeziu e quan “të shitur të oligarkët”: Kur kryeministri debatonte në Kuvend, ti ke munguar
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i është përgjigjur ftesës së kandidatit për kryeministër të LDK-së, Lumir Abdixhikut ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për një “përballje” në një debat televiziv. Kryeziu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se më 11 nëntor 2024 si dhe më 2 dhjetor 2024 kur kryeministri Kurti debatonte në Kuvend,…
Lajme
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i është përgjigjur ftesës së kandidatit për kryeministër të LDK-së, Lumir Abdixhikut ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për një “përballje” në një debat televiziv.
Kryeziu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se më 11 nëntor 2024 si dhe më 2 dhjetor 2024 kur kryeministri Kurti debatonte në Kuvend, Abdixhiku kishte munguar.
“Në të dy prej këtyre seancave pati debat të gjatë por të dyja herët ka munguar deputeti Abdixhiku. E tash ai ka deklaruar se po don debat televiziv! Qartazi po i mungon popullariteti përveçse besimi e respekti qytetar. Natyrisht, sepse nuk blihet populli me reklama, edhe kur shitesh te oligarkët. Abdixhiku nuk u distancua nga nënkryetarët e LDK-së, Gazmend Muhaxheri e Lutfi Haziri, që e krahasuan Kryeministrin Kurti dhe policinë e shtetit tonë me Millosheviqin dhe Serbinë. Kryeministri Kurti pat thënë hapur se preferon shtëpinë e popullit Kuvendin, e jo studiot televizive të oligarkëve”, ka shkruar Kryeziu në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: