Abdixhiku flet për votat e mërgatës dhe organizimin e brendshëm partiak: Ndjej keqardhje
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar sërish në lidhje me rezultatin e deritanishëm nga zgjedhjet e djeshme në Kosovë. Abdixhiku ka falënderuar votuesit e LDK-së, duke thënë se punuan mbarë, ecën drejtë dhe ecën si qytetarë me ëndrra të mëdha për këtë Republikë. Duke iu referuar qytetarëve ai tha se uron që t’i ketë…

Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar sërish në lidhje me rezultatin e deritanishëm nga zgjedhjet e djeshme në Kosovë.
Abdixhiku ka falënderuar votuesit e LDK-së, duke thënë se punuan mbarë, ecën drejtë dhe ecën si qytetarë me ëndrra të mëdha për këtë Republikë.
Duke iu referuar qytetarëve ai tha se uron që t’i ketë përfaqësuar siç e kanë merituar.
“Rritja jonë i jep mundësi e qetësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak – dhe për këtë do të qëndroj gjithmonë krenar; por kjo rritje është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës në këtë fazë – dhe për këtë ndjejë keqardhje”,shtoi ai.
Abdixhiku tha se pavarësisht të gjithave do të ketë dritë.
“Në këtë fazë, vazhdojmë me numërimin e votave të mbetura; sidomos ato në mërgatë. Pas numërimit përfundimtar, LDK do të ofrojë qëndrimet e veta politike”.
Ndryshe nga rezultate e deritanishme LDK ka marrë 17.57 për qind të votave në Kosovë./Lajmi.net/