Abdixhiku arrin në Kuvend: Të shohim tash, pas takimit deklarohemi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka arritu në Kuvend për t’u takuar me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin. Ky takim vjen pas paralajmërimeve të kryeministrit Kurti, për t’u takuar me lider të opozitës për çështjen e presidentit.Ai është pyetur se a pret të arrihet ndonjë konsensus, por ka shtuar se vetëm pas…

Lajme

06/04/2026 11:37

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka arritu në Kuvend për t’u takuar me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.

Ky takim vjen pas paralajmërimeve të kryeministrit Kurti, për t’u takuar me lider të opozitës për çështjen e presidentit.Ai është pyetur se a pret të arrihet ndonjë konsensus, por ka shtuar se vetëm pas takimit do të deklarohet.

“Të shohim tash, po shkojmë në takim. Pas takimit deklarohemi”, ka thënë shkurt Abdixhiku.

Të shtunën ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani ia dorëzoi detyrën, Albulena Haxhiut.

Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat që deri më 28 prill të zgjedhin presidentin e ri të vendit.Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit ka fituar mbi 51 për qind të votave.

Kryeministri Albin Kurti arriti më herët në Kuvend nga hyrja tjetër, duke mos dashur të deklarohet për media.

Mbetet të shihet nëse 22 ditët e mbetura do sjellin rezultat në zgjedhjen e presidentit të ri.