Abazoviqi uron Konjufcën, shpreh pritshmëritë për bashkëpunim
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka pranuar sot një letër urimi nga zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Lajme
Në letrën e tij, Abazoviqi ka uruar Konjufcën për detyrën e re në krye të legjislativit të Kosovës, ndërsa ka vënë theksin te rëndësia e bashkëpunimit midis dy vendeve.
“Unë besoj se përvoja juaj personale dhe politike do të kontribuojë në zhvillimin dhe prosperitetin e mëtejshëm të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj. Duke përfituar nga ky rast, unë do të doja të theksoja rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona bazuar në marrëdhënie të mirëbesimit, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë. Duke i vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe fqinjësore midis dy vendeve tona, unë pres me kënaqësi bashkëpunimin me ju, i cili do të sjell përfitime për qytetarët e Malit të Zi dhe të Republikës së Kosovës”, thuhet në urimin e tij.