AAK: Qeveria nuk ka objektiva për sektorin e arsimit
Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, Departamenti për Arsim i AAK-së, duke folur për kontributin e mësimdhënësve kosovarë ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për mungesë objektivave sa i përket arsimit.

Lajme
Udhëheqësi i departamentit të arsimit në AAK, Jonuz Sahihaj ka thënë se shumë arsimdashës dhe veprimtarë, u persekutuan dhe u vranë,në mbrojtje të shkollës shqipe, e cila i ka rrënjët shumë më të thella se sa shkolla e Korçës e vitit 1887.
Ai shtoi se për shtetin e Kosovës më të freskëta janë persekutimet që ndodhën në vitet 1989-1999, kohë kjo kur duke iu falënderuar organizimit gjithëpopullor, arsimi shqip mbijetoi duke ruajtur substancën dhe kontinuitetin.
Jonuzaj u ndal edhe te sistemi i sotëm arsimor, duke thënë se nuk është ai që i duhet të rinjve.
“Edhe në programin qeveritarë, që Mustafa ende nuk e ka shpalos para parlamentit nuk shihet ndonjë objektivë, por nuk ka asgjë të re që i riu kosovar të krijojë atë vlerën që i mundëson të punësohet”, ka thënë ai.
Ai ka ftuar Qeverinë e Kosovës që mësimdhënësit e viteve 90 ta gëzojnë statusin e me ligj. (KosovaPress).