AAK përjashton çdo mundësi për koalicion me VV-në – Kadrijaj: JO, nuk do të bëjmë koalicion me Vetëvendosjen

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka konfirmuar edhe një herë se kjo parti nuk do të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje, duke përjashtuar çdo mundësi për koalicion me partinë e Albin Kurtit. E pyetur nga Lajmi.net nëse ka ndonjë ndryshim qëndrimi sa i përket bashkëpunimit të mundshëm nëse VV nuk arrin…

Lajme

14/10/2025 15:09

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka konfirmuar edhe një herë se kjo parti nuk do të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje, duke përjashtuar çdo mundësi për koalicion me partinë e Albin Kurtit.

E pyetur nga Lajmi.net nëse ka ndonjë ndryshim qëndrimi sa i përket bashkëpunimit të mundshëm nëse VV nuk arrin ta bëjë numrin për formimin e qeverisë, Kadrijaj u shpreh qartë me “JO”, raporton lajmi.net

“JO, nuk do të bëjmë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje”, tha shkurt deputetja e AAK-së.

Sa i përket performancës së AAK-së në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, Kadrijaj tha se rezultati mund të ishte edhe më i mirë.

“Ka mujt me qenë edhe më mirë. Po!”, u shpreh ajo për Lajmi.net.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 12 tetorit, AAK e ka fituar vetëm një komunë pa balotazh e ajo është Deçani, kurse në balotazh partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj shkon në pesë komuna./Lajmi.net/