AAK pas arrestimit të Mujecit për drogë: Kurtit i ka ardhur fundi
Pas arrestimit të asamblistit të VV-s në Prishtinë Besnik Majecit, kanë reaguar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. “Qeverisë Kurti nuk do i ndihmojë as arroganca e numrave e as kauzat e rrejshme për të shpëtuar nga ndëshkimi popullor” – ka nisur postimin drejtori për Informim në AAK, Lulëzim Blaka. Duke aluduar në arrestimin e…
Lajme
Pas arrestimit të asamblistit të VV-s në Prishtinë Besnik Majecit, kanë reaguar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
“Qeverisë Kurti nuk do i ndihmojë as arroganca e numrave e as kauzat e rrejshme për të shpëtuar nga ndëshkimi popullor” – ka nisur postimin drejtori për Informim në AAK, Lulëzim Blaka.
Duke aluduar në arrestimin e asamblistit të VV-së Mujeci, i cili njëherësh është edhe aksionar në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Blaka ka shtuar se i njëjti: “dyshohet se drogën në vlerë 400 mijë euro e ka dërguar nga Kosova në Shqipëri pikërisht me autobusë.”
Mes tjerash Blaka ka theksuar se VV-në nga ndëshkimi popullor nuk mund ta shpëtojnë kauzat e rrejshme, duke bërë me dije se asamblisti i arrestuar për drogë ka qenë i zëshëm për “bashkimin kombëtar”, e duke shtuar se më të pandershmit kanë dalur të jenë pikërisht më të zëshmit e VV-së.
“Një pushteti që i thellohen kaq shumë skandalet, i ka ardhur fundi. Fund i turpshëm për kryemashtruesin Kurti dhe ushtrinë e tij të mashtruesve.” – ka përfunduar postimin e tij drejtori për Informim në AAK, Lulëzim Blaka.