AAK: MPB nuk paguan sigurim shëndetësor për Policinë dhe Emergjencat
Vazhdojnë replikat në distancë në mes të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Lajme
Pas reagimit të MPB-së ndaj rekomandimeve të Departamenti i Sundimit të Ligjit i AAK-së, janë këta të fundit që i kanë shtuar akuzat ndaj kësaj ministrie, duke i quajtur si joserioz. AAK ka akuzuar MPB-në se nuk po i paguan sigurimet shëndetësore ndaj Policisë së Kosovës.
Dhe, sipas AAK-së, ky mos-seriozitet tregohet në këto pika:
- MPB-ja nuk e flet asnjë fjalë për mungesën e Sigurimit Shëndetësor për Policinë e Kosovës dhe emergjencat. Kjo ishte kërkese e jona!
- MPB nuk flet asnjë fjalë për mungesën e Pakos Sociale për Policinë. Kjo ishte kërkesë e jona!
- MPB pranon se statusi i zjarrfikësve nuk është i zgjidhur, por nuk tregon si do ta zgjidhin.
- MPB nuk jep sqarim pse 24 kamionët për zjarrfikësit kanë qëndruar nga dhjetori 2014 në parking, e nuk i janë dorëzuar zjarrfikësve deri më 14 prill 2015.
- Sa i përket Strategjive, Ministri Hyseni le të sqarojë pse nuk ka mbajtur asnjë takim të Grupeve Drejtuese për më shumë se katër muaj? Pse nuk po rishikohen Strategjitë?
- MPB të sqarojë saktësisht çka ka ndodhur në këtë Ministri për më shumë se katër muaj? Çka ka ndryshuar?
Edhe njëherë, i bëjmë thirrje MPB-së që të merr seriozisht rekomandimet tona dhe të punojë në përmirësimin e kushteve të punë për Policinë dhe Emergjencat.