AAK konfirmon: Ramush Haradinaj është arrestuar në Francë

Nënkryetar i AAK-së, Ahmet Isufi ka konfirmuar se kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj është ndaluar në Francë.

Lajme

04/01/2017 20:05

Ai nuk ka dhënë detaje më shumë, por ka thënë se është keqkuptim.

Sipas tij, ai është ndalur pas një flet arresti të lëshuar nga Serbia.

Isufi nuk ka mundur të thotë se kur do të lirohet saktësisht Haradinajt, por shpreson se kjo do të bëhet sa më shpejt.

Ai po ashtu ka thënë se kanë kontakt me familjen e Haradinajt, dhe se ata janë kontakti i vetëm momentalisht me të. /Lajmi.net/