A u bisedua më herët për postin e Presidentes me Justina Pula-Shirokën? Ilir Kërçeli zbulon prapaskenat

Deputeti i VV’së, Ilir Kërçeli, ka folur për zgjedhjen e presidentes së re të vendit. Kërçeli, ka thënë se emri i presidentes së re ishte për përmendur më herët në media. ‘’Jo VV nuk besoj që ka pasur kontakt, ashtu siç edhe tha edhe kryeministri. Mirëpo siç jeni në dijeni, para disa muajve emri i…

Lajme

07/10/2026 12:51

Deputeti i VV’së, Ilir Kërçeli, ka folur për zgjedhjen e presidentes së re të vendit.

Kërçeli, ka thënë se emri i presidentes së re ishte për përmendur më herët në media.

‘’Jo VV nuk besoj që ka pasur kontakt, ashtu siç edhe tha edhe kryeministri. Mirëpo siç jeni në dijeni, para disa muajve emri i Justina Pula ka qarkulluar edhe në media, dhe ndoshta ka qenë ideja se  për këtë emër nuk është asnjë kundërshtim as nga PDK, atëherë kur është përmendur në publik, dhe si duket për kryesinë e VV’së dhe për Kurtin ka qenë kjo ide që të propozohet Justina Pula, dhe pastaj ta kontaktojnë PDK’ja’’, ka thënë Kërçeli për T7.