“A thu pse” vjen nga Alban Ramosaj
Alban Ramosaj ditë më parë kishte paralajmëruar një projekt të ri.
ShowBiz
Bëhet fjalë për këngën “A thu pse”, të cilën sapo e ka publikuar në kanalin YouTube, shkruan lajmi.net.
Për tekstin dhe melodinë e kësaj kënge është përkujdesur vetë këngëtari, ndërsa ia shoqëroi edhe videoklipin.
Kjo këngë është pjesa e dytë e trilogjisë “Hiraeth”, ndërsa kënga e parë mbante titullin “Ike”.
Më poshtë mund ta dëgjoni “A thu pse”, nga Alban Ramosaj, në klipin e të cilës vjen në ‘skena’ të nxehta me modelen Alesia Noka. /Lajmi.net/