A tentoi Albin Kurti ta largojë Dimal Bashën nga Kuvendi- përmes Qeverisë? – Përafrohet tërthorazi me kërkesën e opozitës

Në Kuvendin e Kosovës sot ka dështuar të votohet kabineti i ri qeveritar, që u prezantua nga i mandatuari Albin Kurti. Propozimi i Kurtit me emrat për ministra mori vota të pakta- madje shumë larg nga numri që i duhet me mbi 60 vota. Emrat e propozuar nga Kurti morën pak vota, gjithsej 56 vota…

Lajme

26/10/2025 12:43

Në Kuvendin e Kosovës sot ka dështuar të votohet kabineti i ri qeveritar, që u prezantua nga i mandatuari Albin Kurti.

Propozimi i Kurtit me emrat për ministra mori vota të pakta- madje shumë larg nga numri që i duhet me mbi 60 vota.

Emrat e propozuar nga Kurti morën pak vota, gjithsej 56 vota për, 52 kundër dhe katër abstenime.

Por surpriza më e madhe në propozimin e Kurtit padyshim se ishte emri i Dimal Bashës i cili u zgjodhë si Kryetar i Kuvendit të Kosovës pas shumë dështimeve që kishte Vetëvendosje për të zgjedhur Albulena Haxhiun si kryekuvendare.

Edhe pse u votua edhe nga PDK-ja, emri i Dimal Bashës më pas shfaqi shumë pakënaqësi në publik.

Një shkrim i publikuar kundër UÇK-së dhe deklarime të tjera nxitën edhe më tepër pakënaqësi për emrin e Bashës si kryekuvendar.

Por siç duket Kurti tentoi që ta tërheq Dimal Bashën nga kjo pozitë të cilën i dhanë njëherë, por tërthorazi.

Madje ai e surpriza sot edhe vetë Dimal Bashën, duke e propozuar për ministër të Infrastrukturës.

Pavarësisht që Albin Kurti dhe vetë Vetëvendosje tentuan që të qëndrojnë prapa Dimal Bashës dhe të përkrahnin faktin se i dhanë tanimë pozitën e Kryetarit të Kuvendit, tanimë Kurti saç duket e ka kuptuar se vendosja e tij në këtë post ishte krejtësisht gabim.

Kurti ka vendosur që Dimal Bashën ta largojë nga posti i kryetarit përmes qeverisë- pra duke e zhvendosur fillimisht në një ministri.

Me tërheqjen e Dimal Bashës nga pozita të cilën ka, i bie që Albulena Haxhiu të marrë për një kohë drejtimin e kuvendit- si nënkryetare e parë.

Mbetet të shihet se cila ishte arsyeja kyçe e kësaj lëvizje, apo ndoshta Kurti po tenton të përafrohet me partitë opozitare të cilat edhe i luti sot për të votuar qeverinë duke thënë se u kishte kërkuar disa herë bashkëpunim.

E hap të mbarë këtë lëvizje sot e pa edhe Fatmir Limaj, i cili tha se është hap i mirë por jo i përfunduar derisa Memli Krasniqi nga PDK deklaroi se Kurti e la të surprizuar edhe vetë Bashën me këtë propozim.

Ai prezantoi emrat si në vijim:

Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme: Glauk Konjufca

Zëvendëskryeministre e detyrë dhe ministre e Drejtësisë: Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministër për çështje të pakicave: Fikrim Damka

Ministër i Financave dhe Ekonomisë: Hekuran Murati

Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale: Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci

Ministër i Brendshëm: Xhelal Sveçla

Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit: Lulzim Jashari

Ministër i Shëndetësisë: Arben Vitia

Ministër i Arsimit dhe Shkencës: Avni Zogiani

Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Fatmir Spahiu

Ministër i Sportit dhe Rinisë: Blerim Gashani

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal: Rasim Demiri

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit: Dimal Basha

Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane: Mimoza Kusari

Ministre e Energjisë dhe Minierave: Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim: Nenad Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal: Sejnur Vejvoda./Lajmi.net/