A po ndikon Mytaher Haskuka në kurdisje të tenderëve në Prizren? Flet shefi i prokurimit
Komuna e Prizrenit po prinë si institucioni publik që po bën më së shumti shkelje të procedurave të prokurimit. Rrjedhimisht, është e para në kurdisë të tenderëve. Këtë e vërtetojnë raportet publike.
Lajme
Për të kryer një punë, bërë një furnizim, apo për të kryer një shërbime tjetër, institucionet hapin ofertë publike, ku ftojnë bizneset që të garojnë. Këtë garë, Komuna e Prizrenit po e minon, sidomos që nga viti 2020 e deri më tani. Gara nuk është e barabartë për bizneset, shkruan lajmi.net. Kjo ngase procedurat e prokurimit po u përgatitën kompanive të caktuara, ose po shpërblehen me kontratë, ato kompani që nuk po i përmbushin kriteret që vetë komuna po i vendos.
Këtë e dëshmojnë raportet e Organit Shqyrtues të Prokurimit. Në këto institucione, vetëm brenda 12 muajve janë drejtuar nga kompanitë garuese mbi 100 ankesa kundër Komunës së Prizrenit, duke pretenduar që janë bërë shkelje të mëdha, qoftë në përgatitjen e procedurave tenderuese, apo kur është shpall fituese një kompani.
Rëndom, dallaveret më tenderë behën nga prijësit e institucioneve. Por, Isa Osmankaj, udhëheqës i sektorit për prokurim publik në Komunën e Prizrenit, thotë se nuk ka presion nga kryetari i Komunës për asnjë tender.
“Nuk kemi asnjë lloj presioni nga ana e Kryetarit e as e ndokujt tjetër që të përgatisim ose të favorizojmë ndonjë OE në dëm të OE tjetër. Përshkrimet teknike të cilat janë të detyrueshme e të cilat përgatiten nga Njësitë e kërkesës, kanë për qëllim që në kushte të barabarta të sigurojnë që OE i cili do të përmbushë këto kushte dhe kritere është vërtet i përgatitur edhe teknikisht edhe profesionalisht”, tha Osmankaj për lajmi.net.
Megjithëkëtë, asnjë tender nuk kalon pa dijeninë e zyrtarit kryesor administrativ të Komunës, i cili është Mytaher Haskuka. Madje, vlerat e mëdha të kontratave nënshkruan edhe nga ai.
Lajmi.net ka marrë informata se shefja e kabinetit të kryetarit Haskuka ka ‘username’ të zyrës se prokurimit, ku ka qasje dhe i shikon të gjitha.
Bazuar në aprovimin e madh të ankesave nga ana e OSHP-së, lajmi.net ka kërkuar një përgjigje edhe nga kryetari, Mytaher Haskuka, lidhur më atë se çka ka ndërmarrë kryetari që të përmirësohet kjo situatë, por ai nuk ka dashur të përgjigjet.
Megjithëkëtë, shefi i prokurimit, Osmankaj e pranon që zyra e prokurimit të cilën ai e udhëheqë ka marrë shumë ankesa nga kompanitë për proceset tenderuese.
“Është e vërtet që Komuna e Prizrenit në vitin fiskal 2020 ka pas një numër të theksuar të ankesave të cilat janë drejtuar në OSHP. Nuk është e vërtet se ka pas më së shumti shkelje të ligjit siç e citoni ju sepse jo gjithherë në pretendim ankimor i operatorit ekonomik ka qen i bazuar, por këtë dilemë ne e kemi lënë në dorë të OSHP së për shqyrtim të mëtejmë. Vendimet më të shpeshta të OSHP së në raport me projektet tona kanë qen 1. Aprovohet pjesërisht ankesa e OE 2. Mbetet në fuqi vendimi i AK. Pra, sipas nesh por edhe sipas jush ky lloj i vendimeve nuk flet se AK ka bërë shkelje të rregullave të LPP”, ka thënë Osmankaj tutje për lajmi.net në një përgjigje më shkrim.
Megjithëkëtë, deklarimet e Osmankaj janë të pavërteta nëse bazohemi në statistikat e OSHP-së, nga fillimi i vitit 2020 e deri më sot.
Ndryshe, nga thotë shefi i prokurimit, sipas raporteve të OSHP-së, lëndët “Aprovim i pjesshëm” janë 35 lëndë, ndërsa vendime që tenderët të kthehen në Rivlerësim, ngase është konsideruar që ka pas shkelje të ligjit janë 58 lëndë. Ndërkohë, vetëm 9 janë “Vërtetim i vendimit të Autoritetit Kontraktues. Për shkak të shkeljeve të mëdha që janë bërë, në 6 raste OSHP-ja e ka urdhëruar Prizrenin që procesin ta kthejë në ritenderim. Pra, ta nisë nga pika zero.
Nëse Korporata Energjiket e Kosovës ka më së shumi ankesa në drejtim të saj, janë 55 lenë që janë kthyer në Rivlerësim, ose tri më pak se Prizreni. E treta është Komuna e Prishtinës, me 48 raste të kthyera në Rivlerësim./Lajmi.net/
