A po e vendos jetën tuaj në rrezik gërhitja? Ja ç’thotë ekspertja
Gërhitja është bezdi për shumë njerëz, por në disa raste është edhe një shenjë se diçka nuk po shkon me shëndetin e tyre.
Lifestyle
Ekspertja e apneas së gjumit, Kath Hope e di këtë shumë mirë. Ajo krijoi Charity Hope2Sleep në Yorkshire Lindore, pasi ajo dhe nëna e saj u diagnostikuan me apnea gjumi, një gjendje serioze ku muskujt në fyt zbuten gjatë gjumit, duke shkaktuar që i prekuri të ndalojë përkohësisht frymëmarrjen, transmeton lajmi.net.
Është vetë diagnoza e Kathit që e bëri të kuptojë se nëna e saj vuajti nga e njëjta gjendje. Mjerisht, ajo kishte vdekur tashmë nga një sulm i papritur në zemër në moshën 49 vjeçare.
Tani, ekspertja e gjumit dëshiron të paralajmërojë të tjerët për shenjat e hershme të apneas në gjumë dhe thekson se gërhitja duhet të konisderohet si negative çdoherë.
“Apnea është fjalë greke për “pa frymë”, kështu që janë heshtjet midis frymëmarrjeve është një nga simptomat e gjendjes në fjalë, “shpjegon Kath.
“Heshtja zakonisht ndiqet nga një gulçim, pasi trupi ka punuar shumë për të rifilluar frymëmarrjen dhe për të rikthyer nivelet e oksigjenit në normalitet, së bashku me rrahjet e zemrës”, shpjegon Kath.
Ka vetëm një mënyrë për të kuptuar nëse vuani nga apneja e gjumit – drejtohuni te mjeku i përgjithshëm. /Lajmi.net/