A po e fitojmë sivjet Eurovisionin?

Kënga e Elhaida Danit “I’m Alive” po konsiderohet si këngë favorite sivjet për ta fituar Eurosongun. Ky tashmë nuk është sekret. Për Elhaidën po shkruajnë pothuajse të gjitha mediat europiane, ashtu sikurse ka shkruar sot e famshmja Mirror, ku 54 për qind e lexuesve të kësaj gazete mendojnë që Britania duhet t’ja jap Shqipërisë 12 pikë

ShowBiz

07/05/2015 22:26

Gazeta britanike “Daily Mirror” sot ka bërë prezantimin e Shqipërisë në garën për Eurosong.

Kjo gazetë poshtë ka bërë edhe një anketë ku ka pyetur lexuesit e saj se sa pikë do t’ja jepnin Shqipërisë dhe aty shihet se rreth 54.5 për qind e të anketuarve janë që Britania t’ja jep 12 pikë Shqipërisë.

Deri me tani paraqitja më e mirë e Shqipërisë në këtë garë ishte ajo e Rona Nishliut me këngën Suus që arriti në vendin e pestë por sivjet pritjet janë më të mëdha për Shqipërinë. shkruan gazetatexpress

Kjo për shkak se Shqipëria prezantohet me një këngëtare që tashmë është emër i njohur në gjysmën e Europës, Elhaida Dani. Kjo për shkak se ajo është edhe zëri më i mirë edhe i Italisë. lajmi.net