“A nisët me njehë me gishta e hala s’na gjetët, apo s’po ju pëlqejnë shifrat” – Syla ironizon me regjistrimin e popullsisë

Gazetari Valon A. Syla në shkrimin e tij shtroi një varg pyetjesh rreth mungesës së informacionit e të dhënave publike pas përfundimit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë. Syla në shkrimin e tij me batuta e tallje qartë e shprehë skeptizimin e tij se ky proces ka rrjedhur në rregull dhe se rezultatet vet po…

Lajme

28/06/2024 17:59

Gazetari Valon A. Syla në shkrimin e tij shtroi një varg pyetjesh rreth mungesës së informacionit e të dhënave publike pas përfundimit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë.

Syla në shkrimin e tij me batuta e tallje qartë e shprehë skeptizimin e tij se ky proces ka rrjedhur në rregull dhe se rezultatet vet po e dëmtojnë imazhin e ekzekutivit dhe agjencisë udhëheqëse të procesit duke e vënë në dyshim kompetencën e tyre.

“Çka met puna me regjistrim të popullsisë, mos jeni vonu si shumë? Apo, ja keni nisë me na njeh njo ka njo me gisht e hala sna keni gjetë. Apo ndoshta spo ju pelqejnë shifrat që ka ra Kosova nën 1.5 milionë?”.

Ai rendit shkelje që i konsideron si të dëmshme për procesin e regjistrimit dhe kredibilitetin e rezultateve siç shkruan. Thekson një posaçërisht identitetin religjioz të imponuar siç shkruan nga mungesa e zgjedhjeve në pyetësor.

“Përndryshe, regjistrimi si proces ka elemente jokushtetuese dhe neglizhon dhe shkel të drejtat fetare dhe të identitetit me pyetsorët e vet duke mos i përfshirë dhe imponuar si zgjedhje fetare vetëm 4 prej tyre… kjo është shkelje e te drejtave themelore të njeriut e poashtu edhe shkelje e Kushtetutës. Ma mirë nisjani edhe 1 here me na njehë drejt prej fillimi, se po dihet pse pyetsori imponon pytje, dhe paracakton vetëm disa identitete fetare.”

Për procesin e regjistrimit të popullsisë ishin raportuar mjaft çështje dhe mangësi. Ishte bojkoti i minoritet etnik serb në veri të vendit që bie në sy me krizën politike e të sigurisë.

Poashtu gabime amatoreske ishin raportuar për gjuhën serbe e boshnjake në formular që jo vetëm ishin të turpshme por edhe pengonin vet procesin.