A mund t’i shtohen Thaçit edhe gjashtë vjet burgim?
Derisa presim transmetimin e seancës nga Haga, një nga pyetjet kryesore është nëse Hashim Thaçit mund t’i shtohen vite të tjera burgimi, pas dënimit me 25 vjet për krime lufte. Prokuroria ka kërkuar që, nëse Thaçi dënohet edhe për pengim të drejtësisë, gjashtë vjet burgim t’i shtohen dënimit të mëparshëm. Mathias Holvoet, ligjërues i së…
Lajme
Derisa presim transmetimin e seancës nga Haga, një nga pyetjet kryesore është nëse Hashim Thaçit mund t’i shtohen vite të tjera burgimi, pas dënimit me 25 vjet për krime lufte.
Prokuroria ka kërkuar që, nëse Thaçi dënohet edhe për pengim të drejtësisë, gjashtë vjet burgim t’i shtohen dënimit të mëparshëm.
Mathias Holvoet, ligjërues i së Drejtës Penale Ndërkombëtare në Universitetin e Amsterdamit, thotë për Radion Evropa e Lirë se një praktikë e tillë është e zakonshme në gjykatat penale ndërkombëtare.
Sipas tij, nëse gjykata e pranon kërkesën e Prokurorisë, Thaçi mund të përballet me dy dënime që së bashku arrijnë në 31 vjet burgim.
Megjithatë, vendimi nuk është i paracaktuar. Gjykata duhet së pari të vendosë për fajësinë, ndërsa kohëzgjatja përfundimtare e burgimit do të varet edhe nga proceset e apelit.
Në rast se Thaçi shpallet i pafajshëm, dënimi i tij prej 25 vjetësh nuk do të ndryshojë automatikisht, pasi bëhet fjalë për dy procese të ndara gjyqësore.